Berisha: Shteti i Kosovës mund të bënte më shumë për Haradinajn

Ali Berisha nga AAK duke komentuar rastin e Ramush Haradinaj dhe mbajtjen e tij në Francë ka thënë se ky shtet po bie në lajthitje me fabrikimin e akuzave nga Serbia.

“Shteti i Serbisë prodhon ngjarje të caktuara të fabrikuara, ku ju kanë besuar të tjerët. Që nga viti 2008 kur Kosova është shtet i pavarur, që nga ajo kohë çdo juridiksion i Serbisë mbi qytetarët e Kosovës do të duhej të mbaronte. Do të duhet të dihet se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën”.

Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se shteti i Kosovës do të duhej të bënte shumë më shumë.

“Shteti i Kosovës ka mudur të bëjë shumë më shumë, për figurat që kanë dhënë për lirinë e Kosovës dhe emrat e të cilëve gjenden në listat e Serbisë për INTERPOL të tërhiqen”.

“Këto ndalesa, këto gjykime janë diçka e padrejtë që po bëhen ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme