Ministria franceze e Mjedisit e ka miratuar vendimin e SHBA-së e cila ka bombarduar një bazë ushtarake të regjimit sirian, transmeton Koha.net.
“Sulmi amerikan në Siri është në rrugën e duhur” ka deklaruar të premten për RTL, ministrja france e Ekologjisë Ségolène Royal sur RTL.
“Ky është fillim i dëshmimit se Donald Trump po dëgjon administratën e vet dhe bashkësinë ndërkombëtare. Presidenti amerikan po i merr gjërat në duar, ai po hyn në një fazë të përgjegjësive shumë më racionale se sa që mendohej”, ka thënë ajo.