“Paramilitaret” maqedonas kanë nënshkruar një kartë për bashkëpunim, ku ata thonë se janë të gatshëm ta mbrojnë vendin qoftë me mjete të dhunshme apo edhe paqësore, transmeton Tetova1.
Një grup patriotësh me tatuazhe, të veshur me këmisha të zeza ku në gjoks mbajnë kryqe të mëdha, dje njoftuan se janë të gatshëm që ta “mbrojnë atdheun” nga armiqtë e mundshëm. Anëtarë të njëzet shoqatave patriotike në një takim në Veles kanë nënshkruar një “Kartë për bashkëpunim strategjik” dhe janë betuar se do te luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme kundër të gjitha formave të prishjes së rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë.