Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me një takim mes tyre që në çadrën e protestës.
Basha tha se pranon takimin me Ramën në çadër, por me dorëheqje të firmosur.
“Dialog për zgjidhjen përmes qeverisë teknike. Negociatori i PD është në funksion të zgjidhjes dhe ka 36 orë që negociatori i PD pret negociatorin e Ramës. Rama shprehu dëshirën të vijë në çadër, le ti lemë një shteg të hapur. Por Rama të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur”, është shprehu Basha.