Çka ndodh me foshnjën në bark kur nëna ka temperaturë

Nëse gjatë periudhës 9-mujore të shtatzënisë gratë kanë të paktë 2 herë temperaturë të lartë, kjo mund të sjellë probleme serioze në zhvillimin normal të fëmijës, duke u bërë shkak për prapambetje mendore ose autizëm.


Sipas një studimi të botuar në ‘Journal of Autism and Developmental Disorders’, temperatura gjatë periudhës së shtatzënisë e dyfishon mundësinë që fëmija të lindë me probleme të zhvillimit të trurit dhe të vuajë nga autizmi. Për këtë arsye, rekomandohet që gjatë kësaj periudhe, nëse janë nën efektin etheve, gratë shtatzëna duhet të marrin menjëherë mjekimin e duhur për të mundësuar uljen e temperaturës, pasi kështu mund të luftohen edhe efektet negative të saj në fetusin që është duke u zhvilluar.

pregnancy

“Studimi ynë konsiston në faktin se, mbajtja në kontroll e temperaturës gjatë shtatzënisë ëshët një mënyrë shumë efikase për të reduktuar rrezikun që fëmija të lindë me probleme të prapambetjes mendore ose autizëm, pasi rezulton se ethet janë nga shkaktarët kryesorë të këtyre çrregullimeve, të cilat janë bërë edhe më të shpeshta ditët e sotme”, thonë studiuesit.

Me fjalën ethe, studiuesit nënkuptojnë një rritje të temperaturës së trupit që mund të vijë si rezultat i një shkaku çfarëdo, si gjendja gripale apo shqetësime të tjera në organizëm. Në këtë mënyrë, mbajtja nënë kontroll e temperaturës është e vetmja mënyrë për të larguar rrezikun e problemeve te fëmija që do të vijë në jetë, nënvizojnë autorët e këtij studimi, i pari që bën edhe lidhjen mes etheve dhe problemeve në zhvillimin e trurit të fëmijës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme