Të gjitha gjësendet që banorja Bedrije Tusha, i mban në ballkon, dikur i vendoste në bodrumin e përbashkët të të gjithë banorëve, njofton Klan Kosova.
Por ka vite që ajo nuk ka mundësi ta shfrytëzoj bodrumin e kësaj ndërtese në lagjen Ulpiana.
Kjo e moshuar thotë se u mashtrua nga disa njerëz të cilët i kërkuan banim në bodrum për një kohë të shkurtër.