Vuçiq: Me senatorin McCain s’kemi biseduar për njohjen eventuale të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me senatorin amerikan, John McCain me të cilin ka biseduar për tema të vështira, siç është edhe dialogu me Kosovën, por edhe për njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ka kërkuar senatori McCain nga Beogradi që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe t’i vë sanksione Rusisë, Vuçiq ka thënë se me zyrtarin amerikan ka biseduar në mënyrë të “sinqertë dhe të hapur” por se asnjëra prej këtyre çështjeve “nuk është hapur”, shkruan “Tanjug”.

“Unë kam thënë se dua neutralitet ushtarak. Kemi bashkëpunim partneriteti me NATO-n, zhvillojmë ushtrime edhe me rusët edhe me amerikanët. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë por strategjikisht jemi në rrugën evropiane. Kjo është politika jonë e vërtetë, dhe për këtë arsye Serbia është partner i besueshëm dhe për këtë arsye na respektojnë në Moskë, Washington e Bruksel”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Beograd, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se e ka njoftuar senatorin amerikan me sfidat që Beogradi i ka përpara në vazhdimin e procesit të dialogut me Kosovën.

“Senatori McCain ka shfaqur respekt të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë siç është edhe obligim yni që të tregojmë respekt ndaj superfuqive siç është SHBA”, ka treguar Vuçiq.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme