Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, të cilat i ka quajtur si nxitëse të urrejtjes dhe hakmarrjes, e kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vënë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, ka thënë Thaçi.
“Nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron”, ka shtuar më tej ai.
© KOHA.