Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” përgjigjet për protestën e opozitës dhe zgjedhjet.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Ilir Meta tërheq nga qeveria ministrat e LSI-së, Rama tha se nuk e beson se kjo do të ndodhë.
Ai nuk ka preferuar ta komentoje, por tha se do te fliste per kete çeshtje kur ajo te ndodhte nese do te ndodhte.
Çfarë ndodh nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?
Nuk dua ta besoj dhe nuk flas me nëse. Por çdo gjë të paktën sipas meje duhet komentuar atëherë kur ndodh.
E keni ne skenarët e mundshëm, do vazhdoni qeverisjen me zv/ministra apo do kërkoni mocion besimi?
PS dhe unë nuk tërhiqemi nga përgjegjësia. Kemi detyrim të përbashkët si koalicion për të bërë deri në ditën e fundit punët që na kanë ngarkuar dhe dua të besoj që do ta përmbushim së bashku.