Edhe sot ka dështuar seanca plenare e Kuvendit shkaku i mungesës së kuorumit.
Në rend të ditës ishin paraparë nëntë pika, por deputetët kanë bërë vetëm deklarimet e tyre jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Pas kësaj të fundit, deputetët shkuan në pauzë për tu kthyer në ora 14:30, por seanca nuk ka vazhduar shkaku i mungesës së kuorumit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në fillim të ditës janë shtyrë edhe tri pika të tjera që kishin mbetur papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017.
Edhe kjo ndodhi si shkak i mungesës së deputetëve në punimet e seancës së sotme.
Nuk Kuvend nuk ka kaluar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.