Më shumë se 50 zyrtarë shtetëror nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç është e paraparë me Ligj.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë 47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar me arsye ndërsa 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë fare.
Zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë në AKK janë kryesisht zyrtarë nga institucionet lokale. Ndërsa Bardhyl Meta, Sami Lushtaku dhe Bujar Bukoshi sipas AKK-së nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.