Deputeja e AAK-së: Sylejman Selimit nuk po i lejohet trajtimi shëndetësor

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë edhe përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk po lejohet të merr trajtim shëndetësor.

“Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme