Shtërpcë, serbja vret me thikë në fyt 91 vjeçaren për shkak të pronës

Në Shtërpce sot janë gjetur dy trupa të pajetë. Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai tha se njëra nga gratë, trupi i pajetë i të cilës u gjet para derës së shtëpisë së saj, rezulton të jetë e vrarë me thikë në fyt, ndërsa tjera është gjetur pa shenja jete në shtratin e saj.

Të dy trupat janë gjetur në dy vende të ndryshme. Zëdhënësi Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për dy të moshuara, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka treguar detajet e këtij rasti, ku theksohet se është arrestuar një shtetase e Serbisë, 28 vjeçare, si e dyshuar për vrasjen, e që për motiv e ka pranuar të ketë qenë një pronë.

Më poshtë, gjejeni të plotë komunikatën e policisë:

“Sot rreth orës 09:20, Policia ka marrë informatën nga fqinjët se një grua e moshuar është e shtrirë në hyrje të shtëpisë së saj në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima D. N.(femër,serbe.Kosovare) e moshës 91 vjeçare , e cila ishte duke jetuar në shtëpinë e saj e vetme,sipas raporteve të para,ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes kan dalur edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin dhe pas një kohe ka arrestuar si të dyshuar N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobet e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit.

Gjatë itervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshëri.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës”.

nga Rajoni Policia ka marrë sot një njoftim nga fqinjët e viktimave, rreth orës 9 e 20 minuta. Sipas njoftimit trupi pa jetë i një viktime ndodhej para shtëpisë. Policia, prokurori dhe zyrtarët e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po vazhdojmë të merremi me rastin, ndërsa më vonë do të dalim me informata konkrete dhe të qarta, meqë shikimi në vendin e ngjarjes ende nuk ka përfunduar, ka pohuar Gashi.

Trupi i gruas tjetër është gjetur në krevatin e shtëpisë së saj, ka thënë zëdhënësi i policisë.

“Personit tjetër i ka ndodhur vdekja natyrale dhe këtë e ka vërtetuar personeli i mjekësisë gjyqësore, ndërsa trupi i kësaj gruaje është gjetur në krevat. Trupat janë gjetur në lokacione të ndryshme dhe rastet nuk kanë lidhje mes vete”, ka thënë Gashi.

Organet e hetuesisë po merren me rastin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme