Policia thotë se ka në mision parandalimin e rrezikut ndaj qytetarëve

Zyra për Informim e PK-së, ka thënë se “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit te ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet ligjore të saj janë, të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat, të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve, ta mbajë rendin dhe sigurinë publike”.

“Bazuar në autorizimet dhe vlerësimet policore që bëhen në vazhdimësi lidhur me aspektin e sigurisë ndërmerren edhe veprime konkrete me shtimin e personelit të saj, me qellim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka ftuar të gjithë zyrtarët e saj që të ndërpresin pushimet dhe të kthehen në vendet e tyre të punës, ndërsa është zgjatur orari deri në 12 orë për të gjithë policët.

Në anën tjetër Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një njoftimi ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, është sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, thuhet më tej aty.

Sot është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës, por në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje për çfarë është biseduar aty./Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme