Ka eskaluar për pak qaste protesta e opozitës në Tiranë, në orët e mbrëmjes të së enjtes.
Mediat në Shqipëri po raportojnë për hedhje të fishekzjarrëve e flakadanëve në drejtim të objektit të Qeverisë së Shqipërisë.
Ballkanweb shkruan se nuk dihen arsyet e këtij acarimi të protestuesve, por nuk raporton për të lënduar apo për dëme të mëdha materiale.
Situata është qetësuar pas pak çastesh.