Jevtiq: Shqiptarët po dërgojnë mesazhin se serbët nuk janë të mirëseardhur

Ministri për Komunitete dhe Kthim i qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë sot, në lidhje me protestën në Mushtisht nga banorët e atjeshëm, se në këtë mënyrë po dërgohet mesazhi se serbët nuk janë të mirëpritur.

“Po na përsëritet Gjakova. Disa përdorin recetën e njëjtë në mënyrë që të dërgojnë mesazhin se serbët nuk janë të mirëseardhur”, ka thënë Jevtiq i cili së bashku me serbët e zhvendosur do duhej të merrte pjesë në përkujtimin e Tempullit për të festuar themelimin e kishës së demoluar të “Virgjëreshës së Shenjtë” në Mushtit, afër Suharekës.

“Në vend se sot lajmi të jetë që të zhvendosurit të jenë të lirë që të festojnë festën e tyre, lajmi do të jetë se shqiptarët lokalë parandaluan këta njerëz që të vijnë për një ditë”, tha ministri Jevtiq, transmeton Koha.net.

“Në zemër të Evropës në shekullin 21, nuk u lejohet njerëzve që të lëvizin lirshëm dhe ne duhet të komentojmë se si policët bënë punën e tyre… Duhet që sistemi të bëj punën e vet dhe nuk duhet të lejojë që të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë Jevtiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme