Veseli: Opozita as s’e ka krijuar as mund ta rrëzojë Qeverinë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, i ka dërguar porosi të qarta partnerit të koalicionit, kryeministrit Isa Mustafa që nëse nuk merr vendime të mëdha, koalicioni më nuk ka kuptim.

Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i legjislativit tha se ky koalicion është ndërtuar për të marrë vendime të mëdha, prandaj pret shumë shpejt vendime të mëdha në Qeveri e Kuvend, raporton KTV.

Kur u pyet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të iniciuar nga Nisma, Veseli tha se opozita as nuk e ka krijuar e as nuk mund ta rrëzojë Qeverinë.

Por, pavarësisht kësaj, iniciatorët e nismës për mocion ende kanë shpresë se deputetë të partive në pushtet që nuk janë deklaruar publikisht, do ta mbështesin mocionin.

Ndryshe, javën që vjen, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare.


© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme