Ambasada amerikane iu bën thirrje qytetarëve të vet të bëjnë kujdes të veçantë në këtë prag festash dhe në eventet dhe festivalet që janë organizuara këtë fundjavë me rastin e festave. Pikat më sensibile për terroristët, thuhet në komunikatë, janë vendet si kishat dhe vendet e tjera të kultit por edhe qendrat tregtare, arenat sportive, sallat e koncerteve, vendet e mbyllura në përgjithësi.
Qytetarëve ju bëhet thirrje të rishikojnë planet e tyre të sigurisë, të rishikohen vendet e qëndrimit dhe të rritin nivelin e vigjilencë.