Marrëveshja e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që këtyre ditëve të votohet në Parlamentin e Kosovës. Derisa opozita është duke kundërshtuar këtë çështje, janë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës që kanë shprehur votë kundër.
Njëri prej kundërshtarëve të mëdhenj të LDK-së për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, Hatim Baxhaku, nuk ka treguar votën për çështjen e demarkacionit. Ai e sheh të rrugës që ditën kur bëhet votimi ta zbulojë qëndrimin e tij pro ose kundër.
“Unë në Kuvend e jap votën teme. Jam pozicionuar por s’kam nevojë me deklaru nëpër portale. Sepse mendojë se vendi për me deklaru votën time është Kuvendi”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, numri i deputetëve të partisë së Isa Mustafës që kanë kundërshtuar demarkacionin janë: Shpetim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Armend Zemaj, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Murat Hoxha, Anton Quni si dhe Besa Gaxherri. /Indeksonline/ A.Muhaxheri/