Publikohet edhe një video, përshkrimi i së cilës thotë se Kina ka nisur dërgimin e ushtrisë në kufi me Korenë e Veriut.
Më parë, një video është publikuar në rrjetet sociale, ku forca ushtarake ruse shihen teksa lëvizin në drejtim të Vladivostokut, që është vetëm rreth 13 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut, dhe kjo po shihet si mundësi që bota po shkon drejt një lufte mes fuqive të mëdha.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi përmes një deklarate i ka paralajmëruar SHBA’në dhe Korenë e Veriut, se nëse nisin ndonjë luftë, dëmet do të jenë ta pakthyeshme.
“Konflikti mund të shpërthejë në çdo moment”, ka thënë ministri i jashtëm kinez, derisa paralajmëroi shtetet që t’i shmangen provokimeve me njëra-tjetrën.
Vlen të theksohet se Kina dhe Rusia e konsiderojnë Korenë e Veriut si shtet tampon, për të cilën ato kanë nevojë ta mbajnë ashtu, si garanci për sigurinë e tyre kombëtare. /GazetaExpress/
Video: