Gjykata Speciale në kundërshtim me Kodin Penal

Gjykata Speciale në kundërshtim me Kodin Penal

Dënimi me burgim të përjetshëm, që parashihet në Ligjin për specialen, po shihet si vështirë i zbatueshëm nga juristët. Ata vlerësojnë se neni 44 i këtij ligji bie në kundërshtim me ligjet që kanë qenë në fuqi gjatë viteve 1998-2000, periudhë kjo për të cilën pritet të akuzohen të dyshuarit potencialë të kësaj gjykate, raporton KTV.

Dënimi më i lartë për personat që mund të dënohen nga Gjykata Speciale është burgimi i përjetshëm.

Por, në parim, sipas të drejtës ndërkombëtare penale dhe Kodit Penal të Kosovës, të pandehurit mund të dënohen në bazë të ligjeve që kanë ekzistuar në kohën e kryerjes së veprës.

Duke u nisur nga ky fakt, disa nga juristët kanë vërejtje për nenin 44 të Ligjit për Specialen, duke thënë se është në kundërshtim me ligjet që kanë qenë në fuqi gjatë viteve 1998-2000.

Edhe profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se kryerësi i veprës penale parimisht përgjigjet penalisht sipas ligjeve që kanë qenë në fuqi në momentin e kryerjes së veprës penale.

Por, megjithatë, sipas Salihut, janë gjyqtarët ata të cilët do të vendosin në raste se cilat ligje janë të favorshme të zbatohen, aktualet apo ligjet e mëparshme.

Ndërkohë, deputeti Armend Zemaj, që është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, nuk sheh ndonjë problem në zbatimin e këtij ligji.

Kundër ligjit në tërësi vazhdon të jetë Vetëvendosja.

Muajin e kaluar, Gjykata Speciale u funksionalizua, pas miratimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo gjykatë do të gjykojë të gjeturat e raportit të senatorit Dick Marty, që kryesisht flet për krime lufte, por edhe të tjera krime në periudhën 1998-2000.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme