Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjence, Haxhi Shala, ka bërë të ditur që Kosova nuk gjendet në gjendje alarmi që nga dita e sotme.
Sa i përket gatishmërisë së policisë dhe AKI-së në Kosove, Shala ka thënë që gjatë Festës së Pashkëve ishte një situatë serioze dhe se fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë.
Tutje ai ka shtuar që cak kanë qenë disa figura politike duke filluar nga presidenti, kryeministri dhe liderë të opozitës.
Ai ka thënë që institucionet e sigurisë kanë marrë seriozisht të gjitha kërcënimet dhe se organizata të ndryshme janë nën hetime nga ana e prokurorisë, përderisa nuk ka folur më tutje në mënyrë që të mos dëmtohen hetimet.