Gjoba qesharake për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

Zyrtarët e Agjencionit Kundër Korrupsionit thonë se nuk janë të kënaqur me trajtimin dhe shqiptimin e masave të cilat parashihen me Kodin Penal në rastet e mos deklarimit të pasurisë.

Sipas ligjit që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës në vitin 2012 parashihet dënim nga 300 deri në 1 mijë e 500 euro për zyrtarët që nuk bejnë deklarimin e pasurisë.

Në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsion është bërë e ditur se 47 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, tre nuk e kanë deklaruar me arsye, kurse 27 të tjerë nuk e kanë deklaruar fare.

“Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë figuruar 4498 persona të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre 4421 zyrtarë e kanë deklaruar që në përqindje është 98.3 për qind. Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye dhe 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, kanë thënë zyrtarët e AKK-së.

Të pyetur për motivet e mos deklarimit të pasurisë, zyrtarë të AKK-së, thanë për Sovrani.info, se këtë nuk e dinë:

“Në këtë pyetje është e pamundur te përgjigjemi ne si AKK. Është pyetje në të cilën më mirë ishin përgjigjur ata që nuk e kanë deklaruar. Ajo çka mund të themi ne si AKK është se mbi 98% e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë”.

Në AKK thonë se për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë, do të paraqitet kallëzim penal.

“Sanksionet për mos- deklarim te pasurisë parashihen me Kodin penal të Kosovës, dhe ne si AKK do të paraqesim kallëzime penale (në bashkëpunim me prokurorinë) për të gjithë zyrtarët e lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe te cilët nuk kanë ofruar dëshmi apo arsyetime të bazuara se pse nuk e kane bërë një gjë të tillë”, thonë ata.

Për sa i përket masave ndëshkuese për personat në fjalë, AKK-ja thotë se nuk janë të kënaqur me masat ndëshkuese për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë.

“Ne si AKK nuk jemi shumë te kënaqur me trajtimin dhe shqiptimin e masave të cilat parashihen me Kodin Penal, mirëpo ne vlerësojmë se kjo çështje u takon prokurorisë dhe gjyqësorit dhe se këto dy institucione veprojnë si te pavarura dhe ne nuk ndërhyjmë në punën e tyre”, u shprehën ata.

Në vitin 2015, numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë kishte shkuar deri në 57. Derisa në vitin 2014, 93 zyrtarë nuk kanë pranuar që të deklarojnë pasurinë që posedojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme