Australia vështirëson marrjen e shtetësisë

Australia do ta bëjë më të vështirë marrjen e shtetësisë në ndryshimet e reja që pritet t’i bëjë në procesin e migracionit.

Qytetarët aspirantë do të kalojnë nëpër teste më të vështira në aftësitë e tyre të gjuhës angleze dhe aftësisë për të dëshmuar “vlera australiane”, ka thënë kryeministri Malcolm Turnbull, transmeton portali Arbresh.info. Aplikantët duhet gjithashtu të kenë përfunduar katër vjet si banorë të përhershëm – tre vjet më shumë se aktualisht.

Ky veprim vjen dy ditë pasi Australia zbuloi kërkesa më strikte të vizave për punonjësit e kualifikuar që vijnë nga jashtë.

Turnbull tha se ndryshimet do të siguronin që migrantët të ishin më mirë të integruar në komunitet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme