Ekzistojnë të gjitha faktet që vërtetojnë, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Madje për qindra e mijëra persona të zhdukur, dyshohen se janë vrarë për t’iu trafikuar më pas organet. Deri më sot në Kosovë është përsëritur refreni për gjenocid, por kanë munguar hulumtimet, të paktën ato zyrtare, që të zbardhet fati i të pagjeturve.
Që të paktën familjarët e tyre, të kishin një varr ku t’i qanin, dhe jo ende të sorollaten institucioneve, për të kërkuar eshtrat e tyre, të cilat dyshohen se janë në Serbi. Së fundmi, fakte të tmerrshme kanë dalë në dritë, ku dyshohet se 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Këto të dhëna kanë dalë në dritë nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, i cili ka hartuar raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Në raportin në fjalë , thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.
Sipas Dr.Mark Skinner, këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.