Bajram Gecaj e quan “qurë” Donika Kadaj-Bujupin

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka ofenduar deputeten e Lëvizje Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, duke e quajtur qurë, transmeton KP.

Kështu ka pranuar vetë Gecaj përmes Facebook-ut, ku tregon për një debat që kishte pasur me deputeten Kadaj-Bujupi.

Ai madje thotë se e ka këshilluar deputeten e VV-së që të mos hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, meqë, sipas tij, ajo është një grua e martuar dhe nënë.

Ky reagim, sipas Gecajt, vjen pas ofendimeve që, sipas tij, i ka bërë Kadaj Bujupi, duke e quajtur atë si keqpërdorues fondesh dhe të sëmurë psikik.

Lexoni të plotë reagimin e Gecajt në Facebook:

Shota apo qura

Bisedën që e kam bërë kohë më parë nuk do ta bëja të njohur për shumë arsye, por veprimet e deputetes Donika Kadaj- Bujupi në Kuvend, dhe sidomos ofendimi i paskrupullt që ma bëri ajo ditë më parë, duke më kualifikuar si keqpërdorues fondesh, bile edhe të sëmur psikik ma ndërruan mendjen. Kështu, para disa kohësh, pas një debat televiziv ku ishte edhe Ahmet Isufi, në bisedë e sipër me sinqeritetin më të madh i sugjerova, me kritikë, se ata po e degradonin Donika Kadaj-Bujupin, duke e detyruar të hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Konkretisht i thash se: – nëse vërtetë duhej hedhur gaz, më mirë do të ishte ta bënin këtë meshkujt e partisë se sa një grua e martuar dhe një nënë. Ai ma ktheu me dozë krenarie: – nuk është ky degradim, por Donika do të hy në histori si “shota”; Ja ktheva me një reagim paksa komik duke i thënë: – nëse vazhdon kështu, nuk do të mbahet mend ajo si “shota” por si “qura”! Kohëve të fundit po bindem gjithnjë e më shumë se veprimet e saja ka mundësi mos të ishin të imponuara, por se individët me karakter si ajo vërtetë rrojnë në veprime të tilla të dhunshme e anarkike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme