Haradinaj e vlerëson mbështetjen që i bëhet në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës e lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët e vendit gjatë kësaj kohe, transmeton Koha.net.

Ai, po ashtu ka falënderuar 600 intelektualët që sot kanë nënshkruar një peticion për lirimin e tij nga Franca.

Haradinaj njëkohësisht ka akuzuar Serbinë, për siç ka shkruar, sulmet që po ia bën atij dhe Kosovës.

Ky është postimi i Haradinajt:

Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua indivudualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kapërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë.

U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar.

Është e habitshme se si Serbia nuk e hap një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra!

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme