Pas sulmit ndaj ‘Platformës shqiptare’,VMRO-DPMNE tashmë ka hapur një debat të ri dhe konteston himnin e Shqipërisë.
Deputetja e kësaj partie, Liljana Zaturovska, sot në parlamentin maqedonas ka shtruar pyetje për përmbajtjen e himnit të Shqipërisë.
“Përse në himnin e Shqipërisë nuk ka tekst që nënkupton karakterin multietnik të shtetit?”, pyeti Zaturovska në parlament teksa shtoi se platforma e nënshkruar nga partitë shqiptare do ta fundosë shtetin e Maqedonisë.