Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes.
Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me armë zjarri ndaj tyre në Champs-Elysées, raporton Gazeta Express.
Autori i sulmit është vrarë më pas nga Policia, teksa përpiqej të ikte.
Nëpërmjet organit të saj të propagandës, Amaq, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i tij belg.