Amerikani Eric Frein (33) dje është shpallur fajtor për vrasje të një polici dhe plagosje të një tjetri, terrorizëm dhe posedim të armëve për shkatërrim në masë.
Frein’in, i cili prezantohej si “çetniku Vuçko” dhe ishte adhurues i ushtrisë serbe, e kërcënon dënimi me vdekje për shkak të vrasjes të cilën e ka kryer më 12 shtator 2014, pas së cilës 48 ditë i ka ikur ndjekjes së policisë duke lënë pas vetes vetëm pakot e cigareve “Drina” dhe mjetet eksplozive, përcjellë gazetametro.net.
Prokurori i qarkut Ray Tonkin në fjalën e tij përfundimtare e quajti “çetnikun amerikan” terrorist i cili tentoi të ndërroj qeverinë me ndihmën e plumbave dhe bombave. Edhe pse Frein nuk deshi të prezantoj mbrojtjen e vet, u lexuan deklaratat e tij mbi motivet.
“Vetëm joshjet e forta të revolucionit mund të na e kthejnë lirinë të cilën e kemi pasur dikur. Tensionet janë të larta dhe më duket se është koha e duhur që të ndezë zjarrin në zemrat e njerëzve”, ka thënë ai.
Frein është snajperist i aftë. Ishte pjesëtar i grupit Ujku lindor, e cila merrej me simulime të ushtrive nga Evropa Lindore, ndërsa ishte i fascinuar me ushtrinë serbe dhe me njësitin paramilitar famëkeq Ujqin nga Drina.
Në disa dhjetëra fotografi Frein mban uniforma të ndryshme serbe, shajkaçë me kokardë (simbol i çetnikëve) apo beretën me shenja serbe, edhe fotografi të bëra me flamurin serb në Beograd. Amerikani në kanalin e vet në Youtube i publikonte këngët çetnike.
Kush është Eric Frein?
Eric Frein është i lindur më 3 maj 1983. Babi i tij shërbeu në ushtri 28 vjet, dhe prej tij mësoi teknikat ushtarake. Ai ishte anëtar i grupit “Ujku Lindor”, dhe ishte posaçërisht i fascinuar me njësitin çetnik “Ujqit nga Drina”. Nofka e tij është Vuçko (në gjuhën serbe: ujk). Frein pohon se e flet gjuhët ruse dhe serbe, si dhe që ka luftuar me mercenarët serb në Afrikë. Pinte vetëm cigaret serbe “Drina”.