Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, sipas KosovaPress, kanë parë se si një person, i ri në moshë, ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave, që po lëviznin me motor të tipit skuter.
Dy personat që janë qëlluar, sipas dëshmitarëve, janë të moshës nga 22-24 vjeçar (në foton shoqëruese të tekstit, motori në të cilin ishin dy personat që u qëlluan).
Njëri prej tyre ishte shumë rëndë i plagosur dhe tjetri dukej që kishte marrë plumbin vetëm në bark, raportojnë dëshmitarët që ndodheshin në afërsi të parkut, në momentin kur ka ndodhur vrasja. Personi që ka qëlluar me armë u largua nga vendi i ngjarjes duke vrapuar, deklarojnë dëshmitarët.
Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar nga qytetarët me një taxi veturë për në QKUK.
Për momentin Policia ka bllokuar një pjesë të rrugës Hamëz Jashari, që i bie të jetë në krahun poshtë Parkut të kryqytetit, raporton KosovaPress.
Më herët KosovaPress raportoi se sapo është kryer një vrasje në afërsi të Parkut të kryeqytetit.