Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra po rrëfen tash në emisionin “Personale të TV Dukagjinit.
Ajo ka thënë në këtë emision se kanë humbur të gjitha arsyet që kjo qeveri të vazhdojë.
Sipas saj, qeveria duhet të bjerë dhe në Kosovë të ketë zgjedhje nacionale.
Në këtë emision, gazetarja që shpesh kërcënohet për shkak të shkrimeve të saj, si asnjëherë tjetër ka treguar për kërcënimet që i bëhen.
Ajo ka treguar nëse është islamofobe për shkak të artikujve të shumtë kundër ekstremizmit fetar.
Xharra ka thënë se ka miq imam dhe tregon se si njerëzit ishin habitur kur i kishte njoftuar se do t`i bënte djemtë synet.