Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku edhe do të provojë që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejt që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Evropë.
Mustafa, do të kërkojë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të Demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbushë këtë kriter, asaj t’i merret sërish liberalizimi dhe t’i kthehet regjimi i vizave.