Profesori universitar, Enis Sulstarova iu është bashkëngjitur grupit të intelektualëve që kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit midis Kosovës dhe Mali të Zi, njofton portali Sakte.net
Në rrjetin e tij social ai është shprehur i bindur se Kosova nuk do ta humbasë asnjë pëllëmbë tokë ngaqë, sipas tij, këtë nuk do ta lejojnë qytetarët e Kosovës.
“As edhe nje milimeter toke e Kosoves nuk do te humbase, sepse keshtu thone qytetaret qe nuk do ta lejojne demarkacionin e padrejte!”, ka shkruar Sulstarova në rrjetin e tij social.
Përndryshe, Sulstarova është autor i botimeve: “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi dhe paskomunizmi”, (2003); “Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja”, (2006; 2007; 2013); “Në pasqyrën e Oksidentit, studime dhe artikuj”, (2010).; “Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918–1939 dhe 1989-2006”, (2012).
Data 1 shtator konsiderohet se do të jetë një ditë e nxehtë në Kosovë meqenëse është paralajmëruar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës ku pjesë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i marrëveshjes së përcaktimit kufitar me Malin e Zi. Tashmë janë paralajmëruar edhe protesta në kundërshtim të kësaj marrëveshje përmes së cilës opozita pohon se Kosova humbë rreth 8000 hektarë tokë./Sakte.net