Djali i ish-presidentit të Kroacisë lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mediat serbe i kanë dhënë shumë rëndësi takimit që sot ka pasur një delegacion i Kuvendit të Kosovës me atë të Kroacisë, kjo për faktin, se aty përveç se është premtuar ndihma për anëtarësim në NATO, kanë marrë pjesë djali i presidentit kroat të kohës së luftës me Serbinë, Franjo Tudjman, dhe ish shefi i diplomacisë kroate Miro Kovac, një zë i fuqishëm anti-serb

Është paralajmëruar se delegacionet e Kuvendit të Kosovës dhe Saborit të Kroacisë të vazhdojnë çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Me rastin e çdo takimi zyrtar apo jozyrtar të zyrtarëve kosovar dhe kroat, apostrofohet përkrahja e Zagrebit për pavarësinë e Kosovës. Këtë herë, shefi i delegacionit të Saborit kroat në seancën parlamentare të NATO’s, Miroslav Tudjman, i biri i presidentit të parë të Kroacisë së pavarur, Franjo, ka paralajmëruar se do të përkrahë Kosovën në seancën e ardhshme e cila do të mbahet në Gjeorgji, shkruan gazetametro.net.

Bashkë me Tudjman’in, në pranim të delegacionit të Kuvendit kosovar, ka marrë pjesë edhe Miro Kovac, ish shefi i diplomacisë kroate, i cili është i njohur nga deklaratat shumë të ashpra për Serbinë, serbët dhe udhëheqësin e tyre.

Me këtë rast, siç është kumtuar, kryetari i komisionit për punë të jashtme i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica ka falënderuar Kroacisë për përkrahje dhe ndihmë të cilën i ofron Kosovës në shumë fusha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme