Vijat e kuqe sa i përket krijimit të koalicioneve partiake në Kosovë nuk ekzistojnë, sipas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
E këtë konkludim të tijin, Haradinaj e arsyeton me faktin se standardet në politikën e Kosovës janë prishur në momentin kur vajza e Ibrahim Rugovës e ka votuar për president Hashim Thaçin, kundërshtarin më të madh politik të ish-presidentit Rugova.
“Kur edhe vajza e Rugovës e ka votuar Thaçin president nuk ka standarde më në politikë. Më nuk ka vija të kuqe në politikë. Këta i kanë hedh poshtë standardet politike. Nuk mund të presësh më prej askujt”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon” të Kohavisionit.
“Për këtë arsye është populli ai që duhet të vendosë që të mos i votojë këta që janë tash në politikë. Por kur populli nuk po vendos qartë nuk të lenë shumë mundësi për manovrime”, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës, trasnmeton Insajderi.
Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij viti, pasi u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.