Analistët : Mustafa shkoi në Bruksel për ta shpëtuar veten

Shkuarja e kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel këtë fillim-javë, nga analistët e Zona B, është parë si tentim për të blerë kohë dhe për t’i ikur shpërbërjes së koalicionit, me vendim të njëanshëm, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Astrit Gashi ka thënë se me këtë udhëtim kryeministri Mustafa ka tentuar që ta zgjasë jetën e tij në postin e të partit të ekzektutivit, pasi PDK-ja ka kohë që në një mënyrë apo tjetër po do ta prishë koalicionin qeverisës, njofton Klan Kosova.

“Iniciativa është e pasinqertë. Kjo lëvizje e Mustafës është largim nga Kosova. Largim nga mundësia për t’u takuar me PDK-në, që do të mund të shënonte fundin e qeverisjes së tij. Ai po e di që në momentin që PDK-ja e zë të lirë do t’ia kumtojë lajmin se do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që ai problemin momentalisht nuk e ka me BE-në, por me partnerin e koalicionit. Rënia e kësaj qeverie do të nënkuptonte edhe rënien e Isa Mustafës dhe e kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne e kemi parë që PDK-ja po thotë që kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë tutje”.

Me konstatim e Gashit përgjithësisht është pajtuar edhe Petrit Zogaj, që ka nënvizuar se ky veprim i Isa Mustafës mund të arsyetohet përgjithësisht, pasi nuk mund të pritet nga ai që ta dorëzojë mandatin.

“Nuk besoj që duhet të presim nga Isa Mustafa që ta dorëzojë postin e kryeministrit. Që ai me marrëveshje me PDK-në ta coj vendin në zgjedhje. Që një mëngjes ai t’i thotë partnerit në koalicion se do të heq dorë nga pozita e kryeminstrit. Në bazë të deklaratave të të dy palëve nuk e besoj që mund të shkohet në zgjedhje me marrëveshje, por mund të ndodhë që një pjesë e deputetëve të PDK-së ta mbështesin mocionin e mosbesimit të inicuar nga NISMA për Kosovën”.

Ndërsa, Ilir Mirena, ka deklaruar se janë këto tentimet e fundit të kryeministrit për të blerë kohë në mënyrë që t’i shmanget zgjedhjeve të parakohshme.

“E shoh normale shkuarjen e Mustafës në Bruksel. Nuk është dicka e jashtëzakonshme dhe kurrëfarë mëkati. Të gjithë ne kemi folur për këtë gjë. Ai po i bën përpjekjet e fundit për të blerë kohë, sepse ndoshta një zvarritje prej dy a tri javësh do ta shpëtonte LDK-në nga zgjedhjet e parakohshme”. /klankosova,tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme