Dëmet milionëshe në bujqësi nga bora dhe i ftohti

Në emisionin e mëngjesit “SOT” u diskutua për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga bora dhe i ftohti i ditëve të fundit që mbretëroi në tërë Kosovën.

Isuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë deklaroi se dëmet këtë vit mund të arrijnë deri në 5 ose 6 milionë euro, edhe pse shifra e saktë e dëmeve pritet të mësohet nga puna në terren që do të nisë Ministria këto ditë.

Cikaqi theksoi edhe mungesën e sigurimeve për kulturat bujqësore, ndërsa fondi për mbështetjen e bujqve dhe fermerëve, i paraparë në vijat buxhetore të Ministrisë, është 500 mijë euro, fond ky i cili sipas Cikaqit, pritet të rritet si rrjedhojë e situatës së fundit.

Për më shumë, bisedën e gjeni në linkun në vijim:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme