Cilat janë kushtet e FMN-së për veteranët e luftës

Cilat janë kushtet e FMN-së për veteranët e luftës

Ministria e Financave ka vënë të gjitha shpresat te shoqatat që përfaqësojnë veteranët dhe invalidët e luftës, në mënyrë që deri në fund të muajit maj t’i plotësojë edhe dy kushtet e mbetura nga FMN-ja, raporton KTV.

Ministri Avdullah Hoti ka thënë se po pret që ministria, të cilën e udhëheq bashkëpartiaku i tij, Arban Abrashi, të formojë komisionin dhe të nisë punën, pasi koha është shumë e shkurtë.

Hoti ka përmendur edhe 3 kushtet e mbetura në pakon e re fiskale dhe që për të njëjtën janë ende në diskutim me FMN-në për të rënë dakord.

Sa u përket veteranëve dhe invalidëve, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë ka thënë se këto kërkesa kanë të bëjnë me zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare për këto kategori dhe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e buxhetit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme