Pas paralajmërimit për shkakrimin e Thaçit, zyrtarët e PDK-së e ftojnë Gashin dhe Rugovën që ta lexojnë Kushtetutën!

Paralajmërimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi dhe nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova se do të kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi në rast se prishet koalicioni qeverisës, zyrtarë të PDK-së po e shohin më shumë absurditet.

Sipas zyrtarëve të PDK-së, kërkim dorëheqja e Presidentit Thaçi e paralajmëruar nga Gashi dhe Rugova është kundërkushtetuese.

Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, i tha “Gazeta Blic” se ata që kanë kërkuar një gjë të tillë duhet të shohin se çfarë përmban Kushtetua e Republikës së Kosovës.

Le të lexojnë Kushtetutën”, tha ai.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe një zyrtar tjetër i kësaj partie, i cili po ashtu qëndrimin e deputetit Gashi dhe nënkryetarit të LDK-së, Rugova e sheh si kundërkushtetues.

Është Gani Koci, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, i cili përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me deputetin Gashi, duke ju referuar si “jurist” dhe ka kërkuar nga ai që ta lexojë Kushtetutën për një përiudhë 1 vjeçare.

Sa i mençur ky far “juristi” i LDK-së!
Arben, të udhëzoj ta lexosh e rilexosh 12 muaj Kushtetutën që të marresh vesh diçka pak, bile, nga Kushtetuta”, ka shkruar Koci.

“Gazeta Blic” ka provuar të marrë edhe qëndrimet e deputetëve tjerë nga radhët e PDK-së lidhur me paralajmërimin e Gashit dhe Rugovës, por përveç deputetit Fatmir Shurdhaj, i cili nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë çështje, të tjerët nuk i janë lajmëruar thirrjeve e as sms-ve të redaksisë.

Ndryshe, kohëve të fundit janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme. Përveç deputetëve nga radhët e partive në opozitë, VV, AAK dhe NISMA, janë edhe një pjesë e madhe e deputetëve nga radhët e PDK-së, që po i kërkojnë ato.

E gatshme për zgjedhje është edhe LDK-ja, kështu së paku pretendojnë zyrtarë të kësaj partie, mirëpo sipas tyre nuk është koha e duhur që të mbahen ato. /GazetaBlic/

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme