Vendimi i parë i Gjykatës Speciale rezulton jokushtetues

Ka rezultuar jokushtetues dokumenti i parë i miratuar nga gjykatësit ndërkombëtarë që janë emëruar për të vënë drejtësi mbi pretendimet e senatorit Dick Marty që mbajnë vulën e Këshillit të Evropës, sipas të cilave, pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime çnjerëzore, shkruan sot Koha Ditore.

Jokushtetutshmërinë e ka konstatuar vetë një mekanizëm i Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë, të mërkurën, vendimin mbi referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Në të, ajo ka konstatuar se 10 rregulla të këtij dokumenti nuk janë në harmoni me kapitullin e dytë të Kushtetutës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme