Presidentja e Gjykatës Speciale: Do t’i rishikojmë dispozitat e Speciales

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka nxjerrë vendimin mbi referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

 

Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (që trajton “Të drejtat dhe liritë themelore”). Nga kjo del se nëntë prej 208 rregullave sa janë gjithsej ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Kjo Rregullore rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores.

Më 27 mars 2017 Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

U caktua një panel prej tre gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë.

Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ligji), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores.

Pas shqiptimit të vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese kryetarja Ekaterina Trendafilova ka dalë me një deklaratë për medie.

Ajo ka thënë se shqyrtimi prej Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i Rregullores së miratuar të Procedurës dhe të Provave është një element thelbësor për të garantuar sikurse kërkohet prej Kushtetutës së Kosovës zbatimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Krahasuar me institucionet e tjera që procedojnë krime të ngjashme kjo përbën një risi. Në vendimin e sotëm të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese konstatohet se nga gjithsej 208 rregulla gjykatësve të Plenares do t’u duhet t’i shqyrtojnë sërish 10 dispozita konkrete. Ky proces fuqizon strukturën e Dhomave të Specializuara dhe garanton plotësisht respektin për të drejtat themelore dhe liritë e individit”, ka thënë Trendafilova.

Ajo ka shtuar se brenda një kohe sa më të shkurtër do të mbledhë Plenaren me qëllim që rregullat e lartpërmendura të ndryshohen në përputhje me vendimin e Dhomës së Specializuar të

Gjykatës Kushtetuese. “Për këtë arsye Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese të ketë marrë vendim të formës së prerë se të gjitha rregullat janë në përputhshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme