Haradinaj: Nëse ekstradohem, Serbisë i përsëritet 1999-ta

Ramush Haradinaj ka qenë optimist për vendimin e gjykatës. Ai ka qenë i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë të asaj serbe, ka thënë gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Strasbourg i Francës.

Ai më tutje ka theksuar se në një bisedë që ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999, njofton Klan Kosova.

Më tutje, Sadiku, që ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Ramush Haradinajn, një ditë para vendimit të gjykatës, ka nënvizuar se lideri i AAK-së i ka thënë që nuk i “han çka thotë Serbia” për të.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i kanë qëndruar afër dhe e kanë ndihmuar, ndërsa qeveritarët e Kosovës, sipas tij, e kanë “ndihmuar” vetëm përmes postimeve në llogaritë e tyre në Facebook.

“Unë kam punë me shtet, e ai nuk më doli krah. Por më dolën krah qytetarët të cilët i falënderoj që më kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve. /klankosova.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme