Mocioni i “Nismës për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë duket se po shkon drejt dështimit.
Përkundër përkrahjes të tri partive më të mëdha opozitare, ky mocion ende nuk i ka siguruar 40 votat e nevojshme për ta proceduar në Kuvend.
E pa përkrahjen e PDK-së, edhe nëse mocioni shkon në Kuvend, analistët kosovarë vlerësojnë se ai nuk do të mund të jetësohet pasi atij i duhen 61 apo më shumë vota, të cilat “Nisma” nuk i ka, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
E në “Nismën për Kosovën”, parti kjo iniciatore e mocionit të mosbesimit, deklarojnë se deri tani kanë marrë mjaft nënshkrime nga deputetët.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale, nuk do ta pohoj e as mohoj, por jemi në vazhdën e koordinimit të deputetëve të Kuvendit”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se kanë marrë pëlqime edhe nga deputetët e pozitës.
“Kemi pëlqimin edhe të shumë deputetëve tjerë nga pushteti, jemi duke i konsideruar që në një moment më të përshtatshëm, kur ata janë të gatshëm, ne shumë shpejt do ta procedojmë dhe do t’u hapet mundësia zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Hoti.