Shpërthim në aeroportin e Damaskut

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur zonën pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forca e tij ka qenë aq e madhe sa shpërthimi është dëgjuar deri në kryeqytetin sirian.

Aeroporti ndodhet rreth 25 km në juglindje të Damaskut. Raportet në media tregojnë se shpërthimi është pasuar edhe nga një zjarr gjigand. Për momentin, nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa shkaku i incidentit mbetet i paqartë. Sipas televizionit Al-Manar, i cili i përket lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, ngjarja mund të jetë pasojë e një sulmi ajror izraelit dhe nuk ka shkaktuar veçse dëme materiale.

Bombardime ajrore të shtetit hebre janë raportuar në disa pjesë të Sirisë dhe shënjestra e tyre kanë qenë dërgesat e armëve për Hezbollahun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme