Zaev: Nuk do të ndryshohet kushtetuta, nuk do të ketë federalzim

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në sallën e konferencës së Kuvendit, në konferncë për shtyp, tha se proceset demokratike nuk janë të lehta dhe kërkojnë durim por do t’ia arrijmë qëllimit. Sipas tij, si shumicë parlamentare ata e kanë dëshmuar këtë.

 Askush nuk ka dyshim se udhëheqësit e VMRO-së nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin për shkak se dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia. Por, drejtësi do të bëj të sajën, ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionojnë në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, është gënjeshtër se do të ketë federalizim, është gënjeshtër  se do të ndryshohet flamuri, himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet një shtet binacional”, tha Zaev.

Ekziston dokument final i cili e mbron unitaritetin e Maqedonisë dhe perspektivat euroatlantike. Ajo që është pranuar nga VMRO-DPMNE është pranuar edhe nga ne, por ne kemi pranuar shtesë Prokurorinë Speciale dhe kjo nuk është mirë për ta. Është e vërtet se do të punojmë, se do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë dhe përforcimit të unitaritetit të Maqedonisë. Askush nuk ka kërkuar diçka dhe ka kërcënuar për këtë. Do të ketë ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës së bashkësive tjera etnike. Për shumicën e re nuk ka alternativ tjetër përpos anëtarësimit në BE dhe NATO. Është e saktë se do të kërkojmë zgjidhje për çështjen e emrit por në konsultime me opozitën dhe në referendum do të kërkojmë mendimin e qytetarëve. Është e saktë se do të ketë jetë për të gjithë, Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Do të ketë transparencë në Maqedoni. Opozita në Kuvend, Trajko Velanovski dhe deputetët e VMRO-së, nuk do të mund të shkelin Rregulloren dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Interesi shtetëror numër një është të zhbllokohen proceset demokratike”, shtoi më tej kryetari i LSDM-së  Zoran  Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme