NATO: Aktet e dhunës që i pamë mbrëmë në Maqedoni të mos ndodhin më

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm mbi anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë, duke thënë se dhuna nuk ka vend në ndonjë Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai u bën thirrje të gjithë veprimtarëve politik që të tregojnë maturi, përmbajtje dhe respekt për proceset demokratike, duke shtuar se dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme dhe e përshtatshme për të ecur përpara dhe që është në të mirë të qytetarëve të vendit.

Në reagimin e tij, Stolbtenberg vlerëson se është bërë një hap pozitiv me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit në rrugën për të zgjidhur krizën politike, njiherit bën thirrje që procesi demkratik të respektohet.

Stoltenberg e mbyll reagimin e tij me vlerësimin se aktet e dhunës që ndodhën dje duhet të mos lejohet që të ndodhin përsëri. Reagimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme