Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher thotë se Maqedonia nuk është një shtet dhe se duhet të ndahet dhe se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se tani sipas tij të gjitha rrethanat janë krijuar që pjesët e saj t’i jepen shteteve fqinje, përfshi këtu Kosovën dhe Bullgarinë.
Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës.
Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja është se duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende – tha Dana Rohrabacher, Kongresmen.
I pyetur nëse administrata e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve Donalt Trup mbështet idetë e Rohrabacher, ky i fundit tha ai ka ndikim në politikat e jashtme amerikane dhe se në seancat e ardhshme dëgjimore të Komisionit të jashtëm do të diskutohet edhe çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Unë kam ndikim në politikëbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës. Ne do të kemi seanca dëgjimore në muajt në vijim. Një nga çështjet që do të diskutojmë është ndryshimi i kufijve në mënyrë që ata të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan – u shpreh Dana Rohrabacher, Kongresme.
Rohrabacher në intervistën për VizionPlus tha se SHBA-të nuk i frikohen ndikimit rus në Ballkan, pavarësisht indikacioneve që ekzistojnë. Në administratën e re të presidentit Trup, Dana Rohrabacher është kryetar i Komitetit të Jashtëm, detyra e të cilit është politikëbërja amerikane jashtë SHBA-ve. Rohrabacher ka qenë edhe ndihmës i ish presidentit Ronald Regan.