Makina e vrasësve të Dalipajt dhe Dautit ka qenë e zyrtarit të lartë të policisë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike një detaj të ‘frikshëm’ lidhur me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Sukth, ku humbën jetën ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti.

Në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Hoxha pohoi se një prej makinave që përdorën vrasësit për ekzekutimin e Dalipajt dhe Dautitishte përdorur vite më parë nga një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. “Një prej mjeteve të autorëve “Audi A3’ disa vite më parë është përdorur nga një drejtues i lartë i policisë”, pohoi Hoxha, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ai theksoi më tej se: “Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e krimeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet. Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë”, deklaroi gazetari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme