Një vajzë e moshës 22-23 vjeçare është gjendur e vdekur te “Ura e Tabakëve” në lumin Erenik në Gjakovë.
“Rreth orës 7:20 të mëngjesit kemi marrë një informatë se gjendet një trup i një personi në këtë lokacion”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.
“Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 22-23 vjeçare, identitetin e së cilës e dimë”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.
“Nuk dihen deri tash rrethanat e vdekjes. Mjekësia ligjore është duke u marrë me rastin”, ka theksuar Gjoka.